Sondazh: Nëse i afërmi juaj e ka ditëlindjen në 29 shkurt, kur e uroni?
  • 28 shkurt 27%
  • 1 mars 45%
  • Nuk e uroj 27%

Një artist italian në Tiranë, pianisti Bollani ndez skenën me këngën “kallma cigaren”

Nga Luela Myftari
30 Janar 2024, 16:40 | Kulturë

Një artist italian në Tiranë, pianisti Bollani ndez skenën

Ai ka interpretuar në skenë me Luciano Pavarottin, me Andrea Bociellin dhe me orkestrat më të mira në Europë. Stefano Bollani ka interpretuar këtë fundjanari edhe në Tiranë, në Teatrin e Operas dhe Baletit.

“Është hera e parë që interpretoj në Tiranë. Nuk kam qenë më herët dhe nuk kam pasur as bashkëpunime me shqiptarët. E vetmja pikë kontakti është Kledi Kadiu, mik i imi, artist shqiptar. Por, muzika prandaj është e bukur se përmes saj rrugëtoj dhe prezantoj artin tim. E di që keni njohuri për muzikën italiane, për kompozitorët, për filmat, por unë këtu jam për t’ju prezantuar muzikën time. Nuk ndihem përpara një testi, por jam një njeri kurioz, që sa dua tua prezantoj artin tim, po aq dua edhe të mësoj”, tha Stefano Bollani, pianist.

Në këtë vizitë në Tiranë, ai ka interpretuar edhe tingujt e këngës “kallma cigaren”. I njohur edhe si kompozitor dhe jo vetëm për lojën e tij në piano, Bollani ka sjellë në skenën e kryeqytetit edhe eksperimentet e tij në jazz.

“Unë vij, bëj prova në mëngjes, por asnjëherë nuk vendos dot se çfarë do të interpretoj. Edhe kur bëjnë një plan për ato që do të interpretoj, në mbrëmje ndryshoj mendim. Më pëlqen të eksperimentoj në skenë, e kjo kryesisht vjen prej marrëdhënies sime me jazz-in. Kështu ndodh edhe në këtë skenë, nuk mungon improvizimi. Si një gjuhë universale shpresoj që muzika të na ketë bërë më shumë bashkë”, tha pianisti.

Stefano Bollani ka interpretuar me orkestrat më të mira të Europës dhe shpreson që vizitën tjetër në Tiranë të ketë edhe një koncert ku instrumentistët e orkestrës sonë të jenë të pranishëm.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Denisa Pasholli