Artistja më e mirë e huaj që ka interpretuar në Operën e Spanjës është shpallur Ermonela Jaho. Kontributi i saj përgjatë sezonit 2022-2023 është vlerësuar në ndarjen e çmimeve kombëtare të lirikës në Spanjë, juria e së cilës është përbërë nga kritikë dhe gazetarë prestigjiozë të muzikës klasike.
Sopranoja shqiptare është vlerësuar jo vetëm për zërin e saj, por për gjithë interpretimin e jashtëzakonshëm në operan e Puccinit, Suor Angelica.
Ermonela Jaho është duartrokitur për këtë interpretim prekës edhe në Royal Opera House, një ndër më të mëdhatë e skenave operistike në botë.
Ceremonia e ndarjes së çmimeve operistike të Spanjës do të bëhet më 22 tetor të këtij viti nëpërmjet një mbrëmje gala në Teatro de la Zarzuelanë Madrid ku edhe do të duartrokiten ata që kontribuuan në promovimin e operës spanjolle, si në regji, skenografi, kostumografi e po ashtu edhe në interpretim si Ermonela Jaho. (A2 Televizion)