“Kjo datë në kinematografi” kujton Xhevdet Ferrin

Nga A2 CNN
16 Janar 2024, 08:15 | Kulturë

16 janar 2020 u nda nga jeta në moshën 59-vjeçare, si pasojë e një sëmundjeje të pashërueshme, aktori Xhevdet Ferri. Ai ka lindur në qytetin e Durrësit. Në 1982 diplomohet në Akademinë e Arteve, dega e dramës dhe më pas mbetet pedagog i mjeshtërisë së aktorit në këtë Akademi dhe më vonë si Dekan i Fakultetit të Artit Dramatik pranë kësaj Akademive. Ka interpretuar në rreth 30 role në kinematografi e teatër.

Në teatër ka interpretuar pak role, por suksesin më të madh si aktor, ai e ka arritur në kinematografi, me rreth 13 personazhe. Pothuajse në të gjitha filmat ka qenë në role protagoniste. Deputoi në vitin 1980 në filmin "Skëterrë '43" dhe po atë vit në "Vëllezër dhe shokë", duke rënë në sy për rolin e Markos.

5 vjet më vonë, në 1985 do të bëhet i njohur me interpretimin e rolit të Agronit, në filmin e "Hije që mbeten pas". Role të tjera të spikatura të aktorit Xhevdet Ferri, janë edhe ai i Palit tek "Besa e kuqe", Sandri tek "Vendimi”, trimi te "Përrallë nga e kaluara", Martini tek "Treni niset në 7 pa pesë" dhe shumë të tjerë.

Me rolin e Sakos, në filmin "Dasma e Sakos" të filmit 1998, Xhevdet Ferri arrin sërish në një pikë të lartë artistike të interpretimit. Ka qenë Drejtor i Qendrës Kombëtare të Kinematografisë, drejtor i Teatrit Kombëtar, deputet i PD-së në Kuvend.

Ai ishte bashkëshorti i aktores Rozeta Ferri, me të cilën ka luajtur në shumë filma si "Dhe vjen një ditë", "Vitet e pritjes”, “Gjoleka djali i Abazit”. Një përshëndetje sot shkon për të, por edhe për vajzën e tij Bora. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos