Sondazh: Cilat janë aktivitetet tuaja gjatë fundjavës?
  • Sport 13%
  • Me miqtë dhe familjen 53%
  • Rri në shtëpi 33%

Kultura në vitin 2024, rritje pagash për artistët dhe një ligj i veçantë për pensionet

Nga Luela Myftari
1 Janar 2024, 13:23 | Kulturë


2023 ka qenë një vit i mbarë për Teatrin e Operas dhe Baletit. Institucioni ka pasur një kalendar të mirë artistik, por edhe një shtëpi të re artistike.

Ministrja Elva Margariti theksoi në një intervistë për A2 CNN se edhe motivimi i artistëve është një faktor i rëndësishëm për të pasur një jetë artistike cilësore në vend. Investimi në godinë, por edhe dy herë rritje page për ata që jetojnë artistikisht aty ka ndikuar. Ky është një model që ministrja premtoi ta përcjellë edhe në teatrot e tjerë të vendit.

Mirëpo, çfarë do të sjellë tjetër përveç rritjes së pagave viti 2024? Kantieret e ndërtimit në kulturë, teatri i ri, galeria, muzeu, biblioteka, cirku apo qendra kulturore për fëmijë janë të misionet kryesore që do të vijojnë sipas Margaritit, por pak gjasa ka që ndërtesat të përfundojnë deri në fund të vitit.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani