Vdes në moshën 81-vjeçare poeti, gazetari dhe pedagogu i njohur elbasanas, Musa Vyshka

Nga A2 CNN
14 Dhjetor 2023, 10:15 | Kulturë

Vdes në moshën 81-vjeçare poeti, gazetari dhe pedagogu i njohur

Është ndarë nga jeta në moshën 81-vjeçare poeti, gazetari dhe pedagogu Musa Vyshka. Lajmin e kanë bërë të ditur vetë familjarë të të ndjerit.

“Me hidhërim të thellë lajmëroj ndarjen nga jeta të babait tonë, poetit, pedagogut në Universitetin “Aleksandër Xhuvani” në Elbasan, Musa Vyshka”, thuhet në njoftimin e familjarëve të tij për ndarjen nga jeta të Vyshkës.

Po, kush ishte Musa Vyshka?

I lindur në Elbasan me 28 qershor 1942, Musa Vyshka u diplomua në degën “Gjuhë-Letërsi” në Tiranë 1960-1964.

Që nga krijimi i Institutit Pedagogjik të Elbasanit ishte pedagog i Letërsisë. Ka ushtruar profesionin e gazetarit. 1981-1991 ishte Kryetar i Degës së Shkrimtarëve të Elbasanit, libretist në Teatrin “Skampa”.

Më 1992 u kthye në Universitetin “Aleksandër Xhuvani” në Elbasan, shef katedre i Letërsisë deri me 2002 që doli në pension.

Themelues i gazetës “Fjala e lirë”, anëtar i Këshillit Bashkiak të Elbasanit 1992-1996. Në vitin 2022 është nderuar me titullin “Nderi i Qarkut të Elbasanit”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos