Koleksioni i rrallë për Korçën, Mirgen Shamblli ekspozon foto e dokumente historike

Nga A2 CNN
10 Dhjetor 2023, 20:26 | Kulturë

Plot 107 vite më parë, Korça ishte një krahinë autonome e cila vetëqeverisej dhe funksiononte si një aparat shtetëror, me administratë, pulla, kartëmonedha dhe thesar.

Një pjesë e mirë e këtyre dokumenteve apo fotografive janë servirur për publikun në një ekspozitë të hapur në Pazarin e Korçës, nga koleksionisti Mirgen Shamblli. Ai thotë se këto dokumenta të mbledhura prej tij shfaqen për herë të parë.

Në këtë ekspozitë janë të prezantuara me shumë se 50 dokumente e foto, që mund të vizitohen jo vetëm nga banorët, por edhe turistët që kanë zgjedhur të kalojnë disa ditë dhjetori në Korçë.  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos