Kalendari i ri artistik, çfarë presim nga teatri i Operas dhe Baletit

Nga Luela Myftari
20 Dhjetor 2023, 15:22 | Kulturë

Në këtë 70-vjetor të teatrit të Operas dhe Baletit do të nxirren nga fondi i pasur i këtij institucioni, vepra të rëndësishme që kanë duartrokitur shqiptarët.

Kalendari i vitit 2024 është gati dhe drejtuesit zbulojnë disa nga premierat e ardhshme. Sa i përket klasikëve të operas, Puccini është kryefajala e vitit.

Viti i ri 2024 do ta gjejë Teatrin e Operas dhe Baletit me dy drejtues të rinj, të cilët janë prezantuar në këtë takim nga drejtuesja e këtij institucioni.

Masterklaset, stazhet, por edhe leksionet ashtu sikurse edhe opera për fëmijët do të mbeten sfidat e edukimit në teatrin shqiptar.  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos