Sondazh: Nëse i afërmi juaj e ka ditëlindjen në 29 shkurt, kur e uroni?
  • 28 shkurt 33%
  • 1 mars 33%
  • Nuk e uroj 33%

Udhët e artit vizual, 19 pedagogët e arteve çelin ekspozitën e parë këtë vit

Nga Luela Myftari
16 Janar 2024, 15:48 | Kulturë

Udhët 5, është ekspozita e parë e këtij viti në galerinë FAB. Në universitetin e arteve, pedagogët shfaqin çfarë ka në studion e tyre. Përmes kësaj ekspozite ata synojnë edhe dialogun përmes artit. Ata kanë dalë nga auditorët këtë fillim viti.

Pedagogët e arteve vizuale kanë zgjedhur që përmes një ekspozite, përmes artit, përmes veprave të tyre të krijojnë një dialog edhe më konkurrues për studentët e tyre.

19 profesorë të universitetit të arteve, emra të njohur të pikturës, skulpturës e grafikës ekspozojnë në galerinë e këtij fakulteti në mediume të ndryshme artistike, me elementë sa identitar, po aq edhe eksperimental, sa klasikë, po aq edhe modernë.

Galeria e Universitetit të Arteve,  pas mbylljes së Galerisë Kombëtare të Arteve dhe punimeve të herëpashershme të muzeut historik kombëtar, ka mbetur ndër të paktat hapësira për ekspozimet në Tiranë.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Denisa Pasholli