Shitet në ankand me një çmim marramendës një nga kryeveprat Picasso-s

Nga A2 CNN
9 Nëntor 2023, 07:38 | Kulturë

Shitet në ankand me një çmim marramendës një nga

Një nga kryeveprat e Pablo Picasso-s, “Gruaja me një orë”, u shit në ankand për 139.3 milionë dollarë në Sotheby's në Nju-Jork. Ky është çmimi i dytë më i lartë i arritur ndonjëherë për artistin.

Piktura e vitit 1932 përshkruan një nga shoqërueset dhe muzën e artistit spanjoll, piktoren franceze Marie-Therese Walter dhe vlerësohej në më shumë se 120 milionë dollarë përpara se të shitej.

Më parë ishte në pronësi të koleksionistes së ndjerë të artit, Emily Fisher Landau, e cila e bleu në vitin 1968 nga një blerës anonim.

“Femme a la Montre”, është një portret i Walter-it, e ulur në një karrige të ngjashme me fronin në një sfond blu.

E njohur si "muza e artë" e Picasso-s, Walter ishte 17 vjeç kur u takua me 45-vjeçarin Picasso në Paris dhe më vonë ata patën një lidhje të fshehtë, ndërsa ai ishte ende i martuar me Olga Khokhlova, një balerinë ukrainase.

Walter u bë subjekt për shumë prej pikturave të Picasso-s, duke përfshirë veprën e vitit 1932 Femme Nue Couchee (Gruaja e shtrirë nudo), e cila u shit për 67.5 milionë dollarë në ankand në 2022.

Piktura më e shtrenjtë e Pikasos e shitur në ankand ishte Les Femmes d'Alger (Gratë e Algjerit), e cila arriti në 179.3 milionë dollarë në Christie's në 2015.

I lindur në Malaga në 1881 dhe i rritur në Barcelonë, Picasso u transferua në Paris në 1904 dhe u bë një nga artistët më të rëndësishëm të shekullit të 20-të.

Ai eksperimentoi me një gamë të gjerë stilesh dhe temash në karrierën e tij, më së shumti frymëzues "Kubizmi", i cili tregon objekte ose njerëz nga shumë këndvështrime në të njëjtën kohë.

Në një karrierë që përfshin tetë dekada, ai krijoi rreth 150.000 vepra. Ai kishte katër fëmijë dhe vdiq në Francën jugore në vitin 1973, në moshën 92-vjeçare.

Do të informohesh i pari?
Shkarko aplikacionin tonë:
Android ~ iOS

A2 CNN Livestream

Ditari nga Loneta Progni