Sondazh: A duhet të zbatohet leja menstruale në Shqipëri?
  • Po 68%
  • Jo 27%
  • Nuk e di 5%

Zbulohet në Himarë tuma e tretë Ilire, shekulli i XI para Krishtit

Nga Gazment Janku
9 Nëntor 2023, 15:41 | Kulturë

Arkeologët shqiptarë zbuluan në shtratin e përroit të Koramit në Himarë tumën e tretë ilire, që konsiderohet nga studiuesit si një nga monumentet më befasuese të periudhës së bronzit dhe hekurit në bregdetin jonian.

Tuma e tretë u zbulua pranë varrezës tumulare të Himarës, të cilët quhet të tilla pasi janë varre të ndërtuar në kodër. Përveç elementëve unikale të arkitekturës së ndërtimit të këtyre varreve, drejtori i trashëgimisë kulturore të Vlorës tregon rëndësinë e këtij zbulimi edhe për vetë zonën e Himarës.

Arkeologët shpresojnë që në këtë zonë të zbulojnë edhe elemente të vendbanimeve ilire, të cilat gjithashtu do të kenë një rëndësi të jashtëzakonshme arkeologjike.

Ditari A2 CNN