Sondazh: Cilat janë faktorët më të rëndësishëm për zhvillimin e një fëmije?
  • Edukimi shkollor 11%
  • Kujdesi familjar 84%
  • Ndikimi i shoqërisë 5%

Aksioni opozitar në "krizë", Mziu: Nëse vijojmë vetëm me prishjen e seancave, bojkotoj mbledhjet e Grupit

Nga Anesti Barjamemaj
24 Janar 2024, 20:30 | Politikë

Aksioni opozitar në "krizë", Mziu: Nëse vijojmë

Mbledhja e Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike është shoqëruar me debate sa i përket vijimit të aksionit opozitar.

Edhe pse deputeti Flamur Noka deklaroi se të gjithë deputetët demokratë kanë qenë pro aksionit në parlament për të vijuar protestat, deputeti Xhelal Mziu ka kërkuar të ketë ndryshim të kursit.

Për A2 CNN, Mziu konfirmon se në takimin e mbajtur këtë të mërkurë ka kërkuar të nisin takimet në bazë, pasi siç thotë ai qytetarët ndihen të braktisur.

Mziu ka thënë se nëse nuk do ketë ndryshim të qasjes ai mund të braktisë dhe mbledhjet e grupit.

“Terreni është braktisur, ndaj duhet të angazhohemi në grupe pune për riformatimin e strukturës, rekrutimin dhe përthithjen e elitave të ndryshme që të krijojmë shpresë për vitin 2025. Nëse vazhdojmë vetëm me prishjen e seancave dhe komisioneve dhe jo nje organizim e betejë zgjedhore, atëherë unë nuk do të vij më ne mbledhje që nuk ka një strategji për ta bërë PD-në triumfuese dhe fituese dhe jo thjeshtë një PD mbijetuese si sot”, ka thënë Mziu në mbledhjen me dyer të mbyllura.

Në një mendim me Xhelal Mziun kanë qenë dhe deputetë të tjerë të cilët që në nisje të aksionit kanë mbajtur një qëndrim të distancuar si nga Bardhi ashtu edhe nga Berisha.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Erion Dushi