Sondazh: Çfarë ju pengon për t'u ushqyer shëndetshëm?
  • Çmimet e larta 89%
  • Mungesa e kohës 0%
  • Mungesë motivimi 11%
  • Lodhja fizike 0%

Amnistia pranë miratimit, në emër të dezinformimit, PS kërkon komision monitorimi të institucioneve

Nga Fjorela Beleshi
2 Prill 2024, 15:25 | Politikë

Socialistët janë optimistë që të enjten demokratët do të bashkojnë votën me ta për amnistinë penale. Negociatat jashtë kamerave për të pranuar propozimet e  opozitës për përfshirjen e protestuesve kanë ecur në rrugë të mbarë, duke zhbllokuar në këtë mënyrë edhe ngërçin e numrin të pamjaftueshëm të votave.

Pas mbledhjes së grupit parlamentar të PS, Bledi Çuçi tregoj që partia e tij është tërhequr edhe nga propozimi për të amnistuar të burgosurit që kanë një vendim nga Gjykata e Posaçme.

Objektivi i radhës i mazhorancës lidhet me ngritjen e një komisioni të posaçëm parlamentar nën drejtimin e saj dhe me një përbërje prej 13 anëtarësh. Qëllimi zyrtar është që të monitorohet ndërhyrja nga jashtë përmes proceseve dezinformuese.

Por duket se mazhoranca synon ta përdorë këtë mekanizëm parlamentar edhe për çështje të tjera, që shkojnë përtej dezinformimit nga shtete të tjera. Çuçi nuk e mohon, por shpjegon se nuk lidhet me punën e medias vendase. 

Mazhoranca ndërkohë është e gatshme të pranojë pjesërisht disa nga sugjerimet e Presidentit Begaj, që kthehu për rishqyrtim ligjin për nënshtetësinë, por Çuçi nënvizoi se jo të gjithë vërejtjet e Kreut të Shtetit do të merren në konsideratë.     

A2 CNN Livestream

Ditari nga Denisa Pasholli