BE-ja i dorëzon progres-raportin qeverisë, Balluku: Vlerësim real, i drejtë dhe i pavarur

Nga A2 CNN
9 Nëntor 2023, 11:28 | Politikë

BE-ja i dorëzon progres-raportin qeverisë, Balluku: Vlerësim

Vlerësim real, i drejtë dhe i pavarur i asaj që Shqipëria ka arritur përmes reformave. Kështu e ka cilësuar zv.kryeministrja Belinda Balluku progres-raportin për Shqipërinë. Në një konferencë të përbashkët së bashku me ambasadorin e BE-së Luigi Soreca, Balluku vuri në dukje përmirësimet në disa fusha, kryesisht në zbatimin e reformës në drejtësi, luftën kundër krimit dhe korrupsionit dhe kriteret ekonomike.

“Efektet janë në sytë e qytetarëve tanë, por marrin rëndësi të madhe kur certifikohen nga ndërkombëtarët. Qeveria shqiptare, kryeministri Rama, ne kemi deklaruar angazhimin maksimal për të përmbushur detyrat e anëtarësimit në BE, por i gjithë ky proces bëhet bazuar në kapacitetet e njerëzve tanë. Kemi rrugë shumë të gjatë përpara. Procesi i screening përfundon në fund të këtij muaji dhe Shqipëria vlerësohet pozitivisht për përgatitje aktive dhe profesionale në këtë proces. Ka vijuar me progres zbatimi i reformës në drejtësi, institucionet e reja të gjyqësorit tashmë janë plotësisht funksionale. Struktura kundër korrupsionit e krimit ka arritur rezultatet dhe u zgjodh prokurori i ri. Vetingu ka përparuar në mënyrë të kënaqshme. Progres në luftën kundër pastrimit të parave. Shqipëria u hoq nga lista në tetor 2023. Zgjedhjet e 14 majit u vlerësuan të miradministruara konkurruese dhe me pjesëmarrje të aktorëve politikë. Skena politike vazhdon të shënohet nga polarizimi politik. Sa i takon kritereve ekonomike, Shqipëria është e përgatitur për ekonomi tregu funksional. Tregon elasticitet dhe rritja e PPB mbeti e fortë pavarësisht nga lufta Rusi-Ukrainë. Zbatimi i agjendës së gjelbër Shqipëria ka progresuar në mënyrë të ndjeshme. Transformim digjital dhe media.” 

Balluku theksoi se me planin e ri të rritjes së Ballkanit perëndimor i jepet mundësia të hapë tregje të reja më shpejt me BE-në para se të anëtarësohet plotësisht.

“Shqipëria ka rritur kapacitete për të fituar me meritë projekte që parashikohen në planin e rritjes ekonomike në tregun e vetëm të BE-së. Rritje e asistencës financiare për të mbështetur këto reforma. Procesi i anëtarësimit në BE nëpërmjet këtij plani shkojnë paralelisht. BE-ja ka qenë partner i besueshëm. Me planin e ri të rritjes së Ballkanit Perëndimor i jepet mundësia të hapë tregje më shpejt me BE-në para se të anëtarësohet plotësisht. Rritje ekonomike e të ardhurave për çdo qytetar. Shqipëria mbetet e vendosur të vijojë rrugën e reformave të thella në të gjitha fushat për të arritur mirëqenien e çdo qytetari”.

 

Do të informohesh i pari?
Shkarko aplikacionin tonë:
Android ~ iOS

A2 CNN Livestream

Ditari nga Loneta Progni