Berisha mbledh drejtuesit politikë, mesazh Ramës për gjobat, porosit të vetët për takime me qytetarët

Nga A2 CNN
5 Dhjetor 2024, 15:22 | Politikë

Sali Berisha mblodhi drejtuesit politike ku u dha porosi për të lehtësuar votën e diasporës dhe për takimet te vogla me qytetarët në vend. “Janë në një panik dhe e vërteta është, që edhe më shumë do jetë.  Çdo ditë, shqiptarët do të mësojnë shumë e shumë për krimet ku këta janë të përfshirë. Çdo ditë.

Pra në këtë aspekt një punë intensive kërkohet nga ne, duke mos harruar kurrë se ngroftësinë e takimit dhe bisedës dhe të baltës në këpucë duke trokitur tek dera e tjetrit, nuk e zëvendëson kurrë akulli i ekranit”, tha Berisha, shkruan A2 CNN.

“Prandaj dhe ne duhet të ndërmarrim atë që kemi kërkuar dhe kemi thënë në mënyrë të përsëritur, miriadën e takimeve me qytetarët. Miriadë takimesh me qytetarët, ku ti qartësojmë, ti saktësojmë, në radhë të parë programin tonë, programin e emergjencës, i cili ju garantoj se është 100% i realizueshëm dhe pastaj ne do të shpalosim dora dorës, programin për sektorët, programin në tërësi. Do të jetë një program që do të ju japë përgjigje më të vendosur jo vetëm problemeve të akumuluara, por problemeve të perspektivës se ne qëndrojmë për zhvillimin, qëndrojmë për të ardhmen.  Pra, është i një rëndësie të pazëvendësueshme takimi me qytetarët”.

Ai akuzoi Ramën si parapolitik, teksa solli në vëmendje se falja e gjobave që socialistet njoftuan sot në Kuvend duhej të ishte bërë që nga vendimi i Gjykatës Kushtetuese për shfuqizimin e ligjit të vitit 2014.

“Prej disa vitesh Gjykata Kushtetuese ka rrëzuar ligjin e vitit 2014, mbi të cilin kanë vënë gjoba. KÇK-ja, çfarë ishte ajo. Në çdo vend të vënë me atë ligj, duhej ti kthehej qytetarit se kanë qenë e paligjshme, ka qenë jo kushtetuese.  Pasi i kanë mbushur valixhet me dhjetëra, e dhjetëra milionë gjoba. Njëlloj si ai, se e kam treguar disa herë historinë e personazheve të Çehovit. Dolën për gjah ata, dhe e vrau rojën, rojën e pyllit, gjoja po vrasim derrin. Shkojnë dhe e kontrollojnë dhe i gjejnë cironka në xhep. I thotë shokut, nuk po i hamë se jemi në kreshpë. Edhe këta, po ua falim këto që nuk i kanë paguar, por atyre që i kanë paguar që janë me qindra e mijëra, kthejuani paratë. Tu kthejnë paratë. Të zbatojnë vendimet siç është për të zbatuar”, tha Berisha.

“Këta janë kështu, si parashtetëror, si parapolitikë. Këta nuk kanë akt dhe veprim që nuk ndërmarrin, okazional. Hajde të mashtrojmë. Ja po heqim gjobat ne. Po heq gjobat, jepua, kthejua gjobat të gjithë atyre që u ke marrë që nga vitit 2014 me një ligj antikushtetues. Kjo është, ky është detyrimi. Ndaj dhe thashë janë në një panik të madh. Çdo ditë u bien kredencialet, jashtë dhe brenda vendit. Çdo ditë nxijnë në Europë, dhe në botë, krimet e tyre. Kjo është e vërteta”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos