“Bllok” nga ndërkombëtarët? Ish-kryeministri: Berisha i tretë është më i fuqishëm se çdo Berishë tjetër

Nga A2 CNN
13 Nëntor 2023, 14:24 | Politikë

“Bllok” nga ndërkombëtarët? Ish-kryeministri:

Sali Berisha nuk është aspak i shqetësuar për bllokadën që i kanë vendosur disa nga ndërkombëtarët, mes tyre SHBA dhe Britania e Madhe që e kanë shpallur “Non Grata”.

Në një dalje për mediat, në përfundim të mbledhjes së grupit, Berisha tha se nuk i druhet aspak që nuk ka mbështetjen e shteteve aleate të Shqipërisë në aksionin e tij opozitar, për sa kohë që ka mbështetjen e shqiptarëve.

Madje, ai pati edhe një sfidë për këdo që mund ta sfidojë në garën për të marrë më shumë se 600 mijë vota, pa i vjedhur, siç ai i pretendon.

“Si mund të shqetësohet kur Sali Berisha u votua nga mbi 600 mijë shqiptarë? Të dal një burrë tjetër dhe të marrë 600 mijë vota, pa i vjedhë Edi Rama, Berisha i tretë është më i fuqishëm se çdo Berishë tjetër në këtë vend”, tha Berisha. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos