Sondazh: Sa e rrezikon Shqipërinë përshkallëzimi i konfliktit Iran - Izrael?
  • Shumë 22%
  • Pak 78%
  • Aspak 0%

Deklarata e fortë e Omonia-s: Tavo-Klosi po bëjnë pazar për kryetarin e Himarës

Nga A2 CNN
26 Mars 2024, 18:51 | Politikë

Sekretari i Omonias, Marin Suli ka hedhur akuza në drejtim të prefektit të sapo emëruar të Vlorës, Vangjel Tavo.

I ftuar në Ditarin e Pasdites në A2 CNN, Suli është shprehur se ai dhe drejtuesi politik i socialistëve Blendi Klosi po bëjnë pazare se kush do të zërë vendin e Jorgo Goros, ish-kryetarit të Bashkisë të arrestuar. Përballë gazetares Bruna Çifligu, ai u shpreh se për këtë do të ketë shumë shpejt prova që e vërtetojnë një fakt të tillë.

Ndër të tjera, akuza hodhi edhe për SPAK, duke thënë se po vepron sipas agjendës politike të kryeministrit Edi Rama.

“SPAK është vënë në krye të agjendës politike të Ramës, që të mos i krijojë asnjë siklet politik. Tavo nuk është nga Vlora, nuk ka lidhje me minoritarët e qarkut të Vlorës, është një mish i huaj në qarkun tonë, nuk do të pranohet kurrë. Prisni se do ketë zhvillime, a mund të bëjë një mbledhje bashkie një prefekt? Po bëhet mbledhja e asamblesë së PS në Himarë dhe në tavolinë e kryeson Tavo dhe Klosi dhe janë duke bërë Pazar, do shkosh ti apo do shkoj unë në vend të Jorgo Goros. Shumë shpejt do kem dhe prova fotografie”, tha ai.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Denisa Pasholli