Mandati i Xhaçkës, Nikolla sqaron Bardhin: Presim raportin nga Këshilli për Imunitetin

Nga A2 CNN
26 Mars 2024, 16:10 | Politikë

Mandati i Xhaçkës, Nikolla sqaron Bardhin: Presim raportin nga

Kryetari i grupit demokrat, Gazment Bardhi, kërkoi nga kryetarja e Kuvendit Lindita Nikolla të rifuste në procedurë parlamentare zbatimin e vendimit të Gjykatës Kushtetuese përsa i përket legjitimitetin e mandati të Olta Xhaçkës.

Me anë të një përgjigje shkresore, Nikolla i është përgjigjur Bardhit duke e sqaruar se ku ka ngecur procedura për shqyrtimit të ligjshmërisësë mandatit të Xhaçkës.

Kryetarja e Kuvendit bën me dije se tashmë gjithçka është në dorë të Këshillit për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin që pritet të marrë në shqyrtim raportin e Këshillit për Legjislacionin. Pas shqyrtimin të dokumentacionit nga ky organ, pritet që çështja të kalojë dhe në seancë plenare për vendim përfundimtar. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos