Apeli i GJKKO-së ka rrëzuar kërkesën e ish-kryeminstrit Sali Berisha për të lejuar që të marrë pjesë në seancat plenare në Kuvend.
Lideri demokrat ndodhet prej 30 dhjetorit nën masën e sigurisë arrest shtëpie dhe prej 3 muajsh mungon në seancat parlamentare.
“Sot u vërtetua shkelja e Kushtetuta, shkelmimi i saj. Berisha nuk është një punëmarrës që trajtohet mbi bazën e ligjit të të burgosurve, por nga Kushtetuta”, tha avokati i tij, Genc Gjokutaj. (A2 Televizion)