Aksionin politik opozita po e vijon atje ku e kishte lënë. Këtë të hënë Gazment Bardhi i kërkoi Lindita Nikollës që të rifusë në procedurë parlamentare zbatimi ne vendimit të Gjykatës Kushtetuese përsa i përket legjitimitetin e mandati të Olta Xhaçkës.
Grupi Parlamentar i PD-së i kërkon Lindita Nikollës të çojë në kushtetuese mandatin e Olta Xhaçkës. Nëpërmjet një shkresë të protokolluar në Kuvend, Gazment Bardhi shprehet se Kuvendi prej 14 muajsh nuk po zbaton vendimin e Gjykatës e cila në janar tëvitit 2023 u shpreh me vendim se legjitimitetin e mandatit të Xhaçkës duhet ta caktojë trupa kushtetuese.
“Çdo vonesë e mëtejshme e kësaj çështje do të ishte dhunimi më flagrant që Kuvendi i ka bërë Kushtetutës në 33 vite, si dhe një mesazh i qartë i vullnetit politik te mazhorancës socialiste për çimentimin e kulturës së pandëshkueshmërisë, përmes ofrimit të mbrojtjes politike ndaj deputetëve te mazhorancës dhe pengimit të zbatimit të vendimeve të Gjykatës Kushtetuese.”, u shpreh Bardhi.
Opozita kërkon ndërprerjen e mandati të Olta Xhaçkës me argumentin se bashkëshorti i saj ka përfituar statusin e investitorin strategjik për ndërtimin e një resorti në Dhërmi të Himarës, pronë kjo që është edhe arsyeja se përse kryetari në detyrë Jorgo Goro përfundoi prapa hekurave i akuzuar për shpërdorim detyre.
“Ky rast merr përmasat e një mbrojtjeje të pastër politike dhe pengimit të drejtësisë, po të mbahen në konsideratë edhe të dhënat e reja të hetuara dhe bëra publike nga SPAK. Nga ky hetim rezulton e provuar se pronësia mbi tokën është përfituar me dokumente tërësisht të falsifikuara”, vijoi Bardhi.
Çështja e mandatit të Olta Xhaçkës prej një vitit mbahet në sirtarët e Këshillit të Legjislacionit, organ i cili nuk ka hartuar ende raportin për zbatimin e vendimit të Gjykatës Kushtetuese. (A2 Televizion)