Drejt zhbllokimit puna e hetimorit, opozita takon Nikollën, Vokshi: Të premten mblidhemi bashkarisht

Nga A2 CNN
14 Maj 2024, 15:29 | Politikë

Albana Vokshi, Ina Zhupa dhe Petrit Vasili në cilësinë e anëtarit të Komisionit Hetimor për Koncesionet në Shëndetësi takuan këtë të hënë kryetaren e Kuvendit, Lindita Nikolla, ku u ankuan për bllokimin e hetimit parlamentar nga maxhoranca.

Deputetët opozitar pas ankesave duket se kanë arritur që të bindin maxhorancës për rikthim të punës së komisioni dhe mbledhja e radhës e përbashkët është thirrur për të premten.

“Jeni në dijeni që sot në 9;30 kemi pasur një takim të kryesisë së komisionit. U dakordësua që ditën e premte në 12: 00 do të bëjmë mbledhjen e radhës të komisionit hetimor parlamentar ku në rend dite janë prezantimi nga ekspertët i planit hetimor të rishikuar të përbashkët. Mora miratimin dhe të kryesisë së komisionit t’i kërkojmë ekspertëve për të rishikuar planin paraprak dhe të arrihet në një plan të përbashkët duke respektuar objektin e komisionit hetimor parlamentar sipas vendimit të seancës”.

Do të informohesh i pari?
Shkarko aplikacionin tonë:
Android ~ iOS

A2 CNN Livestream

Ditari nga Erion Dushi