Gazifikimi i Korçës, nënshkruhet marrëveshja në Azerbajxhan

Nga A2 CNN
12 Nëntor 2024, 21:13 | Politikë

Gazifikimi i Korçës, nënshkruhet marrëveshja në

Qeveria shqiptare ka firmosur në Baku të Azerbajxhanit marrëveshjen për krijimin e një kompanie të përbashkët publike me kompaninë Masdar, gjigandin energjetik të Emirateve të Bashkuara. Marrëveshja u firmos në prani të kryeministrit Rama dhe Presidentit të Emirateve të Bashkuara, Sheikh Muhammed Bin Zayed, nga një përfaqësues i Korporatës Energjetike Shqiptare.

Një tjetër marrëveshje ishte ajo për gazifikimin e qytetit të Korçës, shkruan A2 CNN. Me përfundimin e studimit të fizibilitetit, pritet të nisë puna për projektin e detajuar inxhinierik në mënyrë që projekti për gazifikimin e qytetit të Korçës i cili pritet të nisë në vitin 2025, të dorëzohet në 2027-ën.

“Planet tona janë që të nisim sa më parë nga puna, duke nisur kështu me të gjithë pjesën inxhinierike tashmë që studimi i fizibilitetit ka mbaruar. Parashikohet që ky projekt të nisë gjatë vitit 2025 për t’u dorëzuar në vitin 2027”, theksoi zëvendëskryeministrja Belinda Balluku.

Balluku më tej shtoi se gazifikimi do të shtrihet edhe në zonën e Pogradecit dhe të Ersekës. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos