Kryeministri Edi Rama është shprehur se turistët e huaj në Shqipëri në vitin 2024, vlerësohet të kenë shpenzuar në vendin tonë 4.8 miliardë dollarë, ose 4.5 miliardë euro.
Komentet Rama i bëri në rubrikën ‘Sy m’Sy’ në faqen e tij në Facebook, në një komunikim të drejtëpërdrejtë me qytetarët.
Rama tha se ka një rritje me 54.7 % në sektorin e turizmit, krahasuar me nivelin që ka qenë para pandemisë Covid-19.
Po ashtu Rama tha se 980 milionë dollarë kanë qenë shpenzimet e shqiptarëve që i kanë bërë pushimet Brenda vendit gjatë vitit 2024, shkruan A2 CNN.
Shefi i ekzekutivit shtoi se të punësuarit në sektorin e turizmit janë 278 mijë, teksa me nota ironie sulmoi opozitën që sipas tij, nuk bën gjë tjetër veçse e pikturin Shqipërinë si Somalia.
“Shpenzimet e turistëve të huaj në Shqipëri, në vitin 2024, vlerësohen 4.8 miliardë dollarë, ose 4.5 miliardë euro. 4.5 miliardë euro të ardhura nga ata që vijnë këtu dhe këto 4.5 miliardë euro ata i lënë këtu.
Rritja 54.7 %, pra një rritje e jashtëzakonshme krahasuar me nivelin para pandemisë. Ndërsa shpenzimet e turistëve vendas, pra të shqiptarëve që bëjnë pushime në Shqipëri, këtu ku vdiset për bukë dhe të gjithë vriten rrugëve, 980 milionë dollar, ose 950 milionë euro i harxhojnë shqiptarët që jetojnë në Shqipëri.
Ata që sipas disave këtu nuk kanë bukë të hanë. Shpenzimet nga turistët e huaj që lëvizin gjatë gjithë vitit brenda Shqipërisë, janë 18 %. Të punësuarit në sektorin e turizmit, 278 mijë. Se kuptoj pse ju duket ndryshe atyre që nuk dinë të bëjnë asgjë tjetër, veçse ta pikturojnë Shqipërinë si Somalia”, tha Rama, shkruan A2 CNN. (A2 Televizion)