Kaosi në Parlament, përjashtohen për 10 ditë 3 deputetë të opozitës

Nga A2 CNN
3 Nëntor 2023, 15:34 | Politikë

Kaosi në Parlament, përjashtohen për 10 ditë 3 deputetë

Tre deputetë të opozitës janë dënuar nga Komisioni i Etikës së Kuvendit, pasi janë konsideruar përgjegjës të trazirave të shkaktuara të enjten në sallën e Parlamentit.

Deputetët e përjashtuar për 10 ditë nga punimet e Kuvendit janë Ervin Salianji, Petrit Doda dhe Edmond Spaho.

Salianji ishte dpeuteti që të enjten nga foltorja e Kuvendit ndezi flakadanë duke penguar punimet, në shenjë proteste e opozitës për mosrespektimin e të drejtave të saj nga ana e shumicës socialiste. Para nisjes së seancës, deputetët demokratë hoqën karriget e kolegëve socialistë dhe i përmbysën rreth foltores. Spaho madje u përfshi edhe në një përplasje fizike me kolegun socialist Xhemal Qefalia, i cili nuk donte ta lejonte të merrnin karriget.

Pas vendimit, Salianji reagoi duke thënë se u përjashtua nga disa deputetë që janë aty vetëm për t’u komanduar me fishkëllima. “Memecët parlamentarë shkruajnë e nënshkruajnë për mbyllje goje të kujtdo!

Këta që gojën e kanë të mbyllur dhe vullnetin të ndrydhur sepse janë të zhytur në korrupsion e paligjshmëri dashkan të bëhemi si këta. Kush e nënshkruan i pari, Fadil Nasufi që kryeson e sterron në dosjen e SPAK, ish kryebashkiaku i Beratit i padukshëm në jetën parlamentare, por protagonist  fort në dosjen e SPAK që shfaqet si shërbëtor i përulur ndaj korrupsionit,  që përgatit shkresa dhe letra dhe vihet në dispozicion me për të mashtruar këshillin bashkiak që të përfitojë nga tenderat korruptivë!”.

Do të informohesh i pari?
Shkarko aplikacionin tonë:
Android ~ iOS

A2 CNN Livestream

Ditari nga Erion Dushi