Konferenca e kryetarëve, miratohet projekt-rezoluta e PS-së për superkomisionin, PD-ja abstenon

Nga A2 CNN
23 Maj 2024, 14:09 | Politikë

Ka përfunduar konferenca e kryetarëve ku është miratuar projektrezoluta e PS-së për superkomisionin antikorrupsion.

Pas mbledhjes, kryetarja e Këshillit Kombërtar të Integrimit, Jorida Tabaku ka folur për mediat duke deklaruar se demokratët kanë abstenuar dhe nuk e kanë votuar rezolutën.

Më tej, Tabaku ka shpjeguar edhe arsyet përse, duke nënvizuar se vullneti politik për këtë nismë ka qenë i vonuar nga mazhoranca socialiste.

"Ka dy elemente që duhet të marrim në konsideratë. Së pari PD-ja ka vite që kërkon që lufta ndaj korrupsionit të kthehet në prioritet kombëtar. Unë nuk besoj se mazhoranca sot e ka lartësinë morale që të na predikojë ne për luftën kundër korrupsionit, pasi nëse sot kemi një sistem të ngritur për të stimuluar korrupsioni me ligje me porosi, kjo është si rezultat i mazhorancës. Së dyti, janë një pjesë funksionesh me ngritjen e komisionit të posaçëm që i takojnë Këshillit Kombëtar të Integrimit. Janë edhe një pjesë që lidhet me pikëpamjen e mbikëqyrjes, raportimit dhe monitorimit që nuk i bën dot mazhoranca, pasi mazhoranca nuk mund të mbikëqyrë veten. Parlamenti sot nuk ka nevojë për një rezolutë tjetër që ndoshta nuk zbatohet dhe të mos miratojë copa letre që dihet se çfarë fundi kanë. Janë një sërë elementesh që lidhen me punën  e Këshillit të Integrimit. Në rezolutën e Partisë Socialiste thuhet që reformat janë të pakthyeshme. Opozita është e tillë dhe për këtë është votuar, prandaj nuk e bën dot mazhoranca. Ne sot abstenuam nuk e votuam rezolutën dhe në mbledhjen e radhës së ditës së hënë do të diskutohet. Kjo kërkon vullnet politik që ka qenë i vonuar nga mazhoranca."

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani