Vendimi i grupit parlamentar demokrat për ta kthyer mandatin e socialistes Olta Xhaçka në Gjykatën Kushtetuese, sipas Lulzim Bashës nuk është zgjidhje në favor të opozitës por pjesë e një skenari të cilit ai i referohet si pazar politik.
Gjatë një konference për shtyp me gazetarët, Basha pohoi se kjo çështje i ka humbur të gjitha shanset për t’u zgjidhur në rrugë institucionale.
Nëse rruga institucionale nuk funksionon, gazetarët e pyetën nëse është i gatshëm të thërrasë një protestë.
Vetë ai nuk e ka në plan, por Gazment Bardhit i kërkon llogari.
Një tjetër protestë opozitare, ajo Bashkisë së Tiranës, gjithashtu nuk është marrë në konsideratë prej Bashës. Mungesën e vet e justifikon me prezencën e Ilir Metës, të cilit i kthen edhe një përgjigje për djegien e mandateve.
Ai ishte në dijeni për djegien e mandateve. Dorën ia shtrin deputetëve të Grupit Parlamentar që nuk e përkrahin, duke u bërë thirrje për të bashkëpunuar me të në mision e ri kundër Edi Ramës.
Basha lajmëroi se Partia Demokratike ka bërë gati dhe do të dorëzojë në parlament amendamentet për të mbështetur SPAK-un të cilat sipas tij do të përmirësojnë kapacitetet e Prokurorisë së Posaçme për të goditur korrupsionin qeveritar dhe krimin e organizuar. (A2 Televizion)