Sondazh: Cilat janë faktorët më të rëndësishëm për zhvillimin e një fëmije?
  • Edukimi shkollor 13%
  • Kujdesi familjar 83%
  • Ndikimi i shoqërisë 5%

Pa praninë e opozitës, Komisioni i Etikës përjashton 6 deputetë të PD-së

Nga A2 CNN
31 Tetor 2023, 16:16 | Politikë

Komisioni i Etikës ka përjashtuar, pasditen e së martës, gjashtë deputetë të Partisë Demokratike. Vendimi është marrë nga Komisioni, pa praninë e opozitës, pas seancës plenare të së hënës gjatë së cilës, Kuvendi nuk kreu dot punime për shkak të kaosit të shkaktuar nga deputetë të “Rithemelimit". 

Deputeti demokrat, Saimir Korreshi, është përjashtuar për tri ditë, ndërsa, pesë deputetë të tjerë për dhjetë ditë. Kurse, deputeti Lefter Gështenja nuk është përjashtuar.

Më herët, gjatë ditës së sotme, kreu i Rithemelimit, Sali Berisha deklaroi për gazetarët se vendimi nuk do të njihet nga ana e grupimit që ai drejton.

Kujtojmë se më herët, gjatë ditës së sotme, ka pasur edhe përplasje nëpër korridore të Kryesisë së Kuvendit mes deputetëve demokratë dhe kryetares së Sekretariatit të Etikës, Klotilda Bushka e cila nuk ka pranuar që të tërhiqet nga vendimet e saj.

Deputetët e Rithemelimit kërkuan prezencën e shtatë deputetëve që pritej të përjashtoheshin, si dhe prezencën e medias. Kërkesa këto që janë rrëzuar.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Erion Dushi