Pa viza drejt Azerbajxhanit, Shqipëria në samitin e energjisë në Baku për prioritetet e gazifikimit  

Nga Fjorela Beleshi
1 Mars 2024, 15:13 | Politikë

Në samitin e 10 të korridorit jugor të gazit në Azerbajxhan, Kryeministri Edi Rama së bashku me delegacionin shqiptar kanë diskutuar mbi projektet e përbashkëta për energjinë.

Rama tregoi edhe ambiciet e vendit tonë për ta ndërtuar një qendër të gazit natyror.

E pranishme në Baku, edhe zv/kryeministrja, njëkohësisht ministre për infrastrukturën dhe energjinë Belinda Balluku, foli për rëndësinë e gazifikimit dhe ngritjen e infrastrukturës në kontekstin e sigurisë rajonale, pas asaj që ndodhi në Ukrainë.

Përpos diskutimeve për energjinë, qeveria shqiptar ka firmosur edhe marrëveshjen për heqjen e vizave me Azerbajxhanin, duke ju dhënë mundësi qytetarëve shqiptarë që të lëvizin pa pasur nevojë të aplikojnë për të udhëtuar drejt këtij shteti. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos