Vetëpastrimi i policisë së shtetit ishte kërkesa kryesore e Taulant Ballës ndaj uniformave blu.
Gjatë ceremonisë së betimit të oficerëve tëri, ministri i Brendshëm paralajmëroi se kushdo që bëhet mburojë e krimit nuk ka më vend për në radhët e uniformave blu. Sipas tij policia duhet të jetë shembull dhe të ketë punonjës me integritet.
“Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit komunikoi rezultatin e një operacioni tjetër të suksesshëm, ndoshta më i madhi në natyrën e vet zhvilluar ndonjëherë në Shqipëri, ku falë punës hetimore të Policisë së Shtetit, jo vetëm që është goditur një grup i strukturuar kriminal me veprimtari brenda por edhe jashtë Shqipërisë, por si çdo rast, janë goditur edhe ata që nga brenda Policisë së Shtetit i shërbejnë krimit. Ata punonjës të Policisë së Shtetit që bëhen mburojë apo i ofrojnë mbështetje krimit dhe paligjshmërisë së çdo lloji, i kanë ditët dhe orët të numëruara. Ata nuk përfaqësojnë Policinë e Shtetit dhe do japin llogari pa shumë vonesë përpara drejtësisë.
Është në interesin publik dhe të Policisë së Shtetit që rruga e këtyre elementëve të ndahet sa më parë, njëherë e përgjithmonë nga rruga e Policisë së Shtetit. Ne kemi nisur një proces të thellë të vetëpastrimit të policisë për të pasur qoftë në drejtim, por edhe në rolin bazë, jo vetëm punonjësit më profesionistë, por ata më shumë integritet.” (A2 Televizion)