Pas PPE edhe IDU rezolutë unanime, Mediu-Vokshi kërkuan qeveri kujdestare për zgjedhjet

Nga A2 CNN
8 Dhjetor 2024, 15:26 | Politikë

Pas PPE edhe IDU rezolutë unanime, Mediu-Vokshi kërkuan qeveri

Fatmir Mediu, kryetar i Partisë Republikane, Albana Vokshi dhe deputetët e Partisë Demokratike morën pjese ne mbledhjen e Komitetit Ekzekutiv te Unionit Ndërkombëtar Demokrat. Aty u miratua ne unanimitet rezoluta për Shqipërinë , ku shprehet shqetësim i madh në lidhje me ato që i cilësojnë si “përqendrim i pushtetit në duart e një personi, shndërrim i zgjedhjeve në fasadë; persekutimi politik i liderëve të opozitës; korrupsionin e shfrenuar dhe lidhjet mes krimit të organizuar dhe drejtuesve të Partisë Socialiste”.

Mediu dhe Vokshi shprehën mirënjohje për 2 rezolutat e partive konservatore dhe kërkuan mbështetjen për zgjedhje të lira dhe të ndershme, teksa akuzuan qeverinë se përdor sistemin gjyqësor si një armë kundër liderëve politikë të opozitës përmes arrestimeve dhe gjyqeve, ndërsa 1/3 e popullsisë ka braktisur vendin.

“Një qeveri kujdestare është e nevojshme për të mbajtur larg duart e krimit të organizuar, korrupsionit dhe qeverisë nga zgjedhjet”, ështeë shprehur Mediu.

Kurse Albana Vokshi ka deklaruar se “përtej propagandës, realiteti është se Shqipëria ndodhet nën një regjim autoritar, ku Kryeministri kontrollon të gjitha pushtetet”. Sipas saj reforma në drejtësi u ndikua dhe financua nga Xhorxh Soros. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos