Dita e Rinisë, Blushi: Ndaj kësaj diktature nevojitet aksion i fuqishëm rinor për t’i shkurtuar ditët regjimit

Nga A2 CNN
8 Dhjetor 2024, 10:21 | Politikë

Dita e Rinisë, Blushi: Ndaj kësaj diktature nevojitet aksion i

“Ndaj kësaj diktature armike, të egër të rinisë, nevojitet aksion i fuqishë,, rinor për t’i shkurtuar ditët regjimit”. Këtë mesazh përcolli nga sheshi “Demokracia” nga Qyteti Studenti, sekretari i Partisë së lirisë Tedi Blushi në një deklaratë për mediat në ditën e Rinisë. Në krah të të rinjve të rejave të PL-së ai i ftoi ata të marrin në dorë fatet e tyre në mbrojtje të lirisë e demokracisë.

“Mirënjohje ndaj lidershipit historik e frymëzues të Azem Hajdarit, ndaj brezit të të rinjve e të rejave që 34 vite më parë i prinë lëvizjes studentore që çuan në përmbysjen e regjimit diktatorial. Është dita për të vlerësuar studentët e dhjetori ‘90 një prej të cilëve ka qenë edhe presidenti i PL-së Ilir Meta që sot ndodhet në mase ekstreme izolimi. Sot është dita për të ftuar të rinjtë e të rejat e Shqipërisë që t’i prijnë një angazhimi historik për të marrë në dorë fatet e tyre në mbrojtje të lirisë e demokracisë që sot është e izoluar nga një pakicë uzurpatore që ka shpopulluar vendin me mbi 1 milionë  shqiptarë, shumica të rinj e të reja. Ndaj kësaj diktature armike, të egër të rinisë, nevojitet aksion i fuqishëm rinor për t’i shkurtuar ditët regjimit”.

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos