Begaj kujton 8 Dhjetorin: 34 vjet më parë studentët ndryshuan rrjedhën e historisë së Shqipërisë

Nga A2 CNN
8 Dhjetor 2024, 10:02 | Politikë

Begaj kujton 8 Dhjetorin: 34 vjet më parë studentët ndryshuan

“34 vjet më parë, studentët progresistë shqiptarë ndryshuan rrjedhën e historisë së Shqipërisë”. Kështu e ka nisur mesazhin e tij presidenti Bajram Begaj në përkujtim të 8 dhjetorit Ditës së Rinisë.

Në mesazhin e tij kreu i shtetit, thekson se Lëvizja e Dhjetorit ‘90 ishte ndezja e flakës së një populli në kërkim të lirisë, demokracisë dhe vlerave perëndimore.

“Lëvizja popullore që rrëzoi diktaturën dhe çoi në lindjen e pluralizmit, nisi dhe u frymëzua nga studentët. Lëvizja e Dhjetorit ‘90 ishte ndezja e flakës së një populli në kërkim të lirisë, demokracisë dhe vlerave perëndimore. Më 8 Dhjetor, Ditën Kombëtare të Rinisë, ne nderojmë lëvizjen e brezit të studentëve që rrëzuan diktaturën dhe festojmë shpirtin rinor të brezave që do ta çojnë gjithnjë përpara Shqipërinë”.

Sipas Begajt “sot, të gjithë frymëzohemi nga akti qytetar dhe politik i dhjetorit ‘90 për të bërë realitet aspiratën e shprehur në thirrjen epike: “E duam Shqipërinë si gjithë Evropa!” Nder përjetë!” (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos