Flamur Noka në Off the Record ka sulmuar dhe partitë e reja të Adriatik Lapajt dhe Endri Shabanit, duke thënë se ato kontrollohen nga Rama dhe janë krijesa të Sorosit.
“Lapaj është Soros parti. Ai bashkë me Shabanin dhe veliajn kanë qenë bashkë, por Soros parti. Ata paguhen nga Rama. Janë në sqetullën e Ramës. Janë krijesa të Ramës, Edi Ramës dhe Sorosit, për të dëmtuar opozitën dhe dëmtuar. Me njerëz me probleme psikike mos u merr. Nuk i fyej. Problemet psiqike të individëve nuk i përfshi te qytetarët”, tha Noka.
Sekretari i PD bëri dhe deklaratën e bujshme për gazetarin Andrea Danglli se nëse zgjedhjet janë të lira, PD merr 60% të votave.
“Po pati zgjedhje të lira ne fitojmë 60%. Ne vetëm kërkojmë zgjedhje të lira”, u shpreh numri dy i demokratëve.
(A2 Televizion)