"90 njësi të pushtetit vendor", Propozimi: Të krijohen bashki në zonat rurale për të ndalur shpopullimin

Nga A2 CNN
7 Dhjetor 2024, 15:38 | Politikë

Bashki në zonat rurale për të ndalur shpopullimin. Është ky propozimi që vjen nga ekspertë të pushtetit vendor, një dekadë pas reformës administrative-territoriale.

“Zonat rurale janë shumë të disavantazhuara. Pavarësisht se bashkitë u bënë të mëdha, vëmendja për fshatin, vëmendja për ekonominë rurale... për ato shërbime që ka nevojë fshati si vaditja apo kullimi vijojnë të jenë dobët”, tha Agron Haxhimali, Drejtor ekzekutiv i Institutit të Bashkive.

Para vitit 2015, Shqipëria kishte në total 373 njësi të qeverisjes vendore, bashki dhe komuna. Sot kërkohet që “harta e pushtetit vendor” të rikthehet ngjashëm me 10 vite më parë.

“Të krijojmë bashki të rretheve duke pasur 36 të tilla. Një tjetër formë me deduksion është ajo e zgjerimit në 90 të numrit të bashkive duke. Disa nga bashkitë shumë të mëdha në territore mund të ndahen në dy”, tha Agron Haxhimali, Drejtor ekzekutiv i Institutit të Bashkive.

Me qëllim përmirësimin e shërbimeve ndaj qytetarëve duke ulur numrin e punonjësve e rrjedhimisht kursyer para, qeveria ndërmori në vitin 2014 reformën “administrative-territoriale.” Zyrtarë nga shumica qeverisëse argumentuan se zbatimi i saj do kursente qindra-milionë euro, para që do të shërbenin për të përmirësuar jetesën e qytetarëve.

“Bashkitë e vogla vijojnë të hasin probleme si në drejtim të burimeve njerëzore, si te sasia dhe cilësia e shërbimeve dhe performanca e tyre në mbledhjen e të ardhurave. 0 vite më parë kishim të njëjtat probleme të artikuluara dhe ndaj shkuam te reforma. Kjo tregon se ajo ka dështuar”, tha Agron Haxhimali, Drejtor ekzekutiv i Institutit të Bashkive.

Me gjithë hapat para, problem në thuajse 61 njësitë pushtetit vendor mbeten ndryshimet në administratë sa herë që ka rotacion politik në drejtimin e bashkisë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos