“Je përgjegjës po i ndodhi gjë familjes time”- Adriatik Lapaj akuza Erion Braçes për kërcënim: Mblidh zagarët!

Nga A2 CNN
7 Dhjetor 2024, 13:45 | Politikë

“Je përgjegjës po i ndodhi gjë familjes time”-

Kryetari i ‘Shqipëria Bëhet’, Adriatik Lapaj, ka hedhur akuza të forta ndaj Erion Braçes, pasi ky i fundit publikoi një video të tij duke e lançuar publikisht.

Lapaj përmes një reagimi në Facebook tha se Braçe ka 2 ditë që merret me të, duke e kërcënuar e shantazhuar publikisht.

Ai i bëri thirrje Braçes se nëse i ndodh gjë atij ose familjes së tij, ai do të mbahet përgjëgjës.

Reagimi i Lapajt:

Erion Braçe, deputeti i Parlamentit ka 2 ditë që më kërcënon mua personalisht.

Më kërcënon se po përballem me bandat e vjedhjes së votës dhe detyrimit te administratës për votat e diasporës.

E di gjithë Shqipëria që ju si parti po kërcënoni krejt administratën për listat e votave në diasporë, o Erion! Mos merr flamurin e vjedhjes së votës; o Erion!

Mos e kthe personale, o Erion!

Po kërcënoni njerëzit në administratë, o Erion!

Ka prova pafund o Erion!

Unë ty nuk të kam llogari fare, o Erion!

Kur guxon e bën me mua publikisht imagjino çfarë u bën pas kamerave punonjësve të shtetit, o Erion!

Nga sot, sa kohë me pushtetin që ke më kërcënove publikisht unë dhe krejt familja ime të mbajmë ty përgjegjës për çdo milimetër dëm që më vjen, o Erion.

Rri rehat! Merre qetë se nuk e ke shtetin personal.

Mos përdor pushtetin politik për të më kërcënuar, o Erion! Ke rreth 25 vite deputet, o Erion! Unë jam nga ata që nuk bëj pas, o Erion!

Mos e kthe personale!

Mblidh zagarët që po kërcënojnë administratën! (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos