Flamur Noka jep lajmin në Off the Record: Non grata e Berishës ra, partia e Trump kërkon qeveri teknike

Nga A2 CNN
7 Dhjetor 2024, 20:35 | Politikë

Flamur Noka në Off the Record me Andrea Dangllin shtoi edhe më tej perceptimin e demokratëve se administrata e Donald Trump do të heqë masën e non gratës për Sali Berishës.

Sipas numrit dy të demokratëve, mbrëmjen e kaluar unionin i demokratëve të botës, ku bën pjesë dhe Partia Republikane e Trump ka miratuar një rezolutë që dënon regjimin e Ramës, kërkon qeveri teknike dhe për Nokën, nënkupton që non grata për Berishën ka rënë.

Flamur Noka shtoi se PD tashmë ka mbështetjen më të madhe ndërkombëtare.

“Dje unionin i Partive Demokratike të botës miratoi një rezolutë që dënon regjimin e Edi Ramës që kërcënon drejtësinë dhe dënoi arrestimet e lidershipit të opozitës. Kjo rezolutë kërkon qeveri teknike. Ky union drejtohet nga Partia Republikane e Trump. Teorikisht non grata e Berishës ra. Era e Trump po fryn. Sot jemi një parti me mbështetjen më të madhe nga faktori ndërkombëtar”, tha Noka në Off the Record. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos