Teksa u shpreh se për mendimin e tij, të gjithë politikanët që kanë pasur në dorë vendimmarrje, duhet të ketë një trajtim më të fortë nga SPAK, Leonard Karaj në profesionin e avokatit u shpreh që këshilla e tij për Erion Veliajn, nëse do ta kishte klient do të ishte që “të mbyllte gojën”.
Karaj deklaroi për gazetarin Andrea Danglli se SPAK është vonuar shumë me hetimin për inceneratorin e Tiranës, kallëzimi për të cilin është bërë 4 vite më parë.
“Po të mos fliste do i kishte bërë nder vetes. Si avokat do t’i thoja “Shut the fuck up”. Një person që është hetuar në vijimësi këto 3-4 vite, përtej deklaratave politike, më vjen keq. Në raport me Veliaj dhe politikanët që kanë pasur vendimmarrje jam i pamëshirueshëm. Dua një trajtim më tej speciales. Jam dakord që kjo histori ka zgjatur shumë. Ka 4 vjet që hetohet për inceneratorin e Tiranës. Në dhjetor do të duhet të ishte prerë shiriti dhe nuk ke nxjerrë historinë e inceneratorin e Tiranës”. (A2 Televizion)