Rama i pranishëm në rihapjen e Notre Dame: Kemi kontribuar dhe ne

Nga A2 CNN
7 Dhjetor 2024, 21:52 | Politikë

Rama i pranishëm në rihapjen e Notre Dame: Kemi kontribuar dhe ne

Kryeministri Edi Rama ka ndarë në rrjetet sociale momente nga ceremonia e përurimit të katedrales së rindërtuar në Paris, ku morën pjesë liderë nga e gjithë bota, mes të cilëve dhe presidenti i zgjedhur i Shteteve Bashkuara, Donald Trump.

Rindërtimi i katedrales simbol zgjati 5 vite dhe kushtoi mbi 1 miliardë dollarë, teksa Rama shkruan se për këtë kauzë kontribuoi dhe Shqipëria.

“Sonte në ceremoninë e rihapjes së Katedrales Notre-Dame de Paris, ku edhe Shqipëria ka kontribuar modestisht për rindërtimin pas zjarrit të pesë viteve më parë”, shkruan Rama. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos