Rudina Hajdari mungoi në aktivitetin e FRPD, por apelon në mediat sociale: Luftoni për një Shqipëri të drejtë

Nga A2 CNN
8 Dhjetor 2024, 14:02 | Politikë

Rudina Hajdari mungoi në aktivitetin e FRPD, por apelon në mediat

Rudina Hajdari mungoi në aktivitetin e organizuar nga të rinjtë demokratë në kujtim të 8 dhjetorit, Ditës së Rinisë dhe rënies së komunizmit në Shqipëri. Por vajza e liderit të dhjetorit, nuk mungoi në rrjetet sociale. Ajo uroi ndjekësit që kjo ditë të shërbejë si frymëzim për një Shqipëri më të drejtë dhe më të begatë.

“Më 8 dhjetor 1990, lëvizja studentore e udhëhequr nga Azem Hajdari nisi një kapitull të ri për Shqipërinë, duke sfiduar një nga diktaturat më të egra në botë. Studentët dhe pedagogët, me guximin dhe vendosmërinë e tyre, ia dolën të ndezin një flakë shprese që ndryshoi përgjithmonë historinë e vendit.

Sot, akti i tyre na kujton përgjegjësinë që kemi për të ndërtuar një të ardhme më të mirë në Shqipëri. Na fton të punojmë çdo ditë për një vend me institucione të forta, demokraci të qëndrueshme dhe një shtet që kujdeset për mirëqenien e qytetarëve të tij. Është një thirrje për rininë që të mos heqë dorë nga shpresa dhe të luftojë për të bërë realitet ëndrrën e një Shqipërie si gjithë Europa.

Gëzuar 8 dhjetorin! Uroj kjo ditë të na shërbejë si frymëzim për të vijuar përpjekjet drejt një Shqipërie më të drejtë dhe më të begatë”, shkruan Rudina Hajdari.

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos