Rama: 22 nëntori, dita e alfabetit të shpallet festë zyrtare! Ftoj Kosovën ta bëj të njëjtën gjë

Nga A2 CNN
23 Nëntor 2023, 12:00 | Politikë

Nga Samiti i tretë i Diasporës, kryeministri Edi Rama ka deklaruar se shumë shpejt 22 Nëntori, dita e alfabetit të gjuhës shqipe të jetë një festë zyrtare për Shqipërinë. Në fjalën e tij përpara të ftuarve, kreu i qeverisë tha se ky ishte një propozim nga ana e kreut të shtetit, Bajram Begaj, për të cilin ishte më se dakord. Madje ftoi edhe Kosovën që të bënte të njëjtën gjë. 

“Jam dakord me presidentin. Unë mendoj që dita e gjuhës të jetë një ditë feste kombëtare edhe në Shqipëri. Madje unë ftoj edhe presidenten e Kosovës që t’ia propozojë edhe kryeministrit. Unë e dëgjoj presidentin për vete”, tha Rama, duke shkaktuar të qeshura në sallë, mes tyre edhe Vjosa Osmani dhe Bajram Begaj.

Alfabeti u njësua gjatë Kongresit të Manastirit i njohur ndryshe edhe si Kongresi i Alfabetit. Mes datave 14 nëntor - 22 nëntor 1908 është mbajtur një konferencë akademike në qytetin e Manastirit, për standardizimin e alfabetit të gjuhës shqipe. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos