“Rama falsifikoi historinë”, mediat greke: Heroinën tonë e prezantoi si arvanitase

Nga A2 CNN
13 Maj 2024, 08:07 | Politikë

“Rama falsifikoi historinë”, mediat greke: Heroinën

Mediat greke kanë reaguar ashpër në lidhje me deklaratën e kryeministrit Rama në Athinë se një ndër heroinat e pavarësisë së Greqisë, Laskarina Bouboulina, ishte me origjinë arvanitase, dhe këtë e bëri për të treguar lidhjet e hershme dhe historike mes dy vendeve.

“Ku ka shembull më të mirë se heroina legjendare e pavarësisë greke Laskarina Bouboulina e lindur në një burg  të Stambollit, e lindur me prejardhje arvanitase një luftëtare legjendare e lirisë së Greqisë, e para grua admirale në botë, në krye të një flote ushtarake detare. Tani kush na ndalon ne që të mos jemi njëkohësisht krenar bashke me grekët për kontributin që i ka dhënë Greqisë ajo grua heroike me prejardhje nga një familje ku flitej shqip”, tha Rama.

Sipas Newsbomb.gr me këtë deklaratë Rama tentoi të falsifikonte historinë dhe këtë gjë e bëri mu në qendër të Greqisë.

“Pyes veten për qëllimin e vizitës së Edi Ramës në Greqi, me kryeministrin shqiptar duke dhënë një recital nacionalizmi pasi nuk ngurroi pa turp të përmendte se Laskarina Boubulina ishte… shqiptare! Rama, në një furi të pabesueshme, nuk hezitoi të falsifikojë historinë dhe ta shkruajë si të dojë… duke dëshmuar se është edhe antihistorik, edhe i rrezikshëm! Ai u shpreh në mënyrë karakteristike se “Bubulina u rrit në një familje që fliste shqip”! Dhe e gjithë kjo në Greqi!”, shkruan Newsbomb.gr.

Kush është Laskarina Bouboulina?

Bouboulina lindi në Kostandinopojë në vitin 1771. Babai i saj ishte Stavrianos Pinotsis, një arvanit nga Hidra dhe nëna e saj ishte Skevo Kokkini, pasardhës i familjes bizantine Kokkinis. Gjatë rinisë së saj, ajo zhvilloi një interes për lundrimin, gjë që u lehtësua nga qëndrimi liberal i njerkut ndaj arsimit. Ajo mbeti e ve dy herë, duke trashëguar një shumë të konsiderueshme parash nga burri i saj i dytë. Ajo më vonë dyshohet se iu bashkua shoqërisë sekrete Filiki Etaireia e cila kërkonte të arrinte pavarësinë e Greqisë nga Perandoria Osmane, duke qenë ndër të paktat gra që e bëri këtë. Pas shpërthimit të Luftës Greke për Pavarësi, ajo komandoi një flotë me anije, të cilat kontribuan në disa fushata, më së shumti në rrethimin e Nafplionit.

Do të informohesh i pari?
Shkarko aplikacionin tonë:
Android ~ iOS

A2 CNN Livestream

Ditari nga Erion Dushi