Rama kërkon shfuqizimin e ligjit të luftës: Absurditet që duhet të ishte zgjidhur

Nga A2 CNN
12 Maj 2024, 12:55 | Politikë

Rama kërkon shfuqizimin e ligjit të luftës: Absurditet që

Nga Athina, kryeministri Edi Rama ka kërkuar shfuqizimin e ligjit të luftës. Në fjalën e tij përballë emigrantëve shqiptarë, Rama e cilësoi si absurd faktin që ky ligj është ende në fuqi.

Për pasojë, sipas tij, kjo çështje do duhet të zgjidhet sa më shpejt të jetë e mundur. Kreu i qeverisë thotë se është i bindur se kjo zgjidhje mund të vijë në rast se do të ketë vullnet të mirë nga pala greke.

“Rri akoma në fuqi ligji i luftës se Greqisë me Shqipërinë, ai ligj i 10 nëntor 1940, përcakton c’bëhet me pronat dhe me shtetasit e vendeve në gjendje lufte, në 1947 Greqia ratifikon traktatin e paqes me Italinë ndërsa me Shqipërinë dekreti i ligjit të luftës dhe pasojat e ligjit të luftës mbeten në fuqi, sot e gjithë ditën, edhe pse në 1998 kanë miratuar traktatin e miqësisë, po si ka mundësi mes 2 shteteve që kanë nënshkruan një traktat miqësie, që janë bashkë në ANTO të mos jetë shfuqizuar gjendja e luftës bashkë me pasojat e një ligji lufte të shfuqizuar 84 vite më parë. Në këto vite unë dhe qeveria jonë jemi përpjekur që ky absurditet të largohet nga tryeza e marrëdhënieve tona, gjithashtu jemi përpjekur që t’i adresojmë sa më drejtë, me mirëkuptim të gjitha çështjet e mbetura mes 2 shteteve sepse unë jam i bindur se nëse kanë vullnet të mirë të gjitha çështjet mund të zgjidhen pa kaluar 84 vite të tjera”, tha Rama.  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos