“Shqiptarët, jo më shërbëtorë”, Rama në Athinë, mesazhe e sfida Greqisë

Nga A2 CNN
12 Maj 2024, 12:28 | Politikë

Kryeministri Edi Rama, në fjalën e tij nga pallati i sportit në Athinë, i cili është mbushur me më shumë se 6 mijë shqiptarë, të gjithë të veshur kuqezi, nuk kurseu ironitë, por edhe sfidat ndaj Greqisë.

Rama iu bëri thirrje bizneseve greke që të vijnë të investojnë e punojnë në Shqipëri, pasi sipas tij, do të gjejnë një regjim taksash shumë më të ulët se në Greqi.

Më tej, Rama tha se “Shqipëria është kaq mikpritëse për grekët sa nuk i krijon asnjë telash, përkundrazi, tha ai, “i krijon të gjitha kushtet edhe ndonjë politikani të keqkuptuar grekë që vjen të protestojë atje dhe vjen humb zgjedhjet këtu”.

“Duket sikur mes Shqipërisë dhe Greqisë ka pasur vetëm probleme, por jeta jashtë kafenesë së zhurmshme vazhdon normalisht, aktive dhe produktive. Eksportet shqiptare në Greqi janë rritur me 1,4% krahasuar me një vit më parë. Shqiptarët janë prej kohës të dashuruar me brigjet e magjisë së Greqisë, por anasjelltas gjithmonë e më shumë grekë po eksplorojnë Shqipërinë, ku ndjehen si në shtëpinë e tyre të dytë. Grekët do të jenë të mirëseardhur në Shqipëri, jo vetëm për të pushuar, por edhe për të punuar, hapur dyqane, e kompanie, për të përfituar nga një regjim taksash shumë më i ulët sesa ky në Greqi. Madje, Shqipëria është kaq mikpritëse për grekët sa nuk i krijon asnjë telash, përkundrazi i krijon të gjitha kushtet edhe ndonjë politikani të keqkuptuar grekë që vjen të protestojë atje dhe vjen humb zgjedhjet këtu. Bujrum”, u shpreh Rama nga Athina.

“Beleri”, Rama mesazh Greqisë: Asnjë grek në Shqipëri s’ka probleme për shkak të origjinës! Prona, hall dhe për shqiptarët

Teksa takimi i tij në Greqi është konsideruar si provokues, për shkak se vjen në 1-vjetorin e arrestimit të Fredi Belerit, kryeministri Edi Rama i ka përçuar mesazhe të qarta Athinës zyrtare.

Rama është shprehur se në Shqipëri asnjë grek etnik nuk ka pasur kurrë, asnjë hall apo problem për shkak të origjinës së tij. Ndalur te çështja e pronave, ai tha se ky është një problem që po përballen shqiptarët e shqipërisë, dhe jo vetëm grekët në Shqipëri.

“Duhet të bëjmë ende më shumë për ta, por e vërteta e madhe jashë lojërave politike me topin katror ballkanik, është se asnjë hall i tyre nuk i ndryshëm nga hallet dhe problemet shqiptare. Ama kurrë asnjë rast një grek etnik në shqiptarinë e 10 viteve  të fundit nuk ka pasur asnjë hall apo problem për shkak të kombësisë së tij, kurrë. Në asnjë rast grekëve etnik nuk i është mohuar e drejta e tyre e besimit, e gjuhës, e pronës, kurrë. Asnjëherë në asnjë rast, qytetarëve grek të Shqipërisë nuk i është mohuar e drejta e votës apo e zgjedhjes. Nuk i është mohuar as e drejta e pronës. Prona është një problem për shqiptarët e Shqipërisë dhe jo vetëm për grekët në Shqipëri”, tha Rama.

Ai tha se fatet e Shqipërisë dhe Greqisë janë të pandashme. “Kërkesa jonë e vetme ndaj Greqisë është respekt reciprok, kujdesit reciprok që jetojnë në dy shtetet tona, marrëdhënie të mira të miqësisë dhe fqinjësisë së mirë. Shqipëria e sheh Greqinë si një partner të natyrshëm strategjik si çështje për t’u zgjidhur mes nesh, por edhe për sfida të mëdha të kësaj botë të re”, përfundoi kryeministri.

Me këtë takim nis turi i kryeministri Edi Rama me diasporën shqiptare. Ky takim nga Greqia është konsideruar si provokim, për shkak se mbahet në 12 maj, në 1-vjetorin e arrestimit të Fredi Belerit. Pas Athinës, Rama do të jetë në Milano, Londër dhe Duseldorf për t’u takuar me shqiptarët atje.

Rama: Shqiptarët, jo më “shërbëtorët” e Greqisë, por të zotët e barabartë të kësaj shtëpie

“Jeni bërë shëmbëlltyra e krenarisë së atdheut tonë në këtë pjesë të Europës”, kështu e nisi fjalën e tij kryeministri Edi Rama përballë rreth 6000 emigrantëve shqiptarë në Greqi. Rama tha se shqiptarët nuk janë më “shërbëtorët” në Greqi, por të “zotët e barabartë të kësaj shtëpie”.

“Jeni bërë shëmbëlltyra e krenarisë së atdheut tonë në këtë pjesë të Europës. Disa këtu në Greqi u çuditën, të tjerë u mërzitën, ndonjë edhe tha se unë nuk duhet të vija për vizitë tek ju, por mbase kur ta shohin këtë shfaqje gëzimi familjarë ata do të kuptojnë që unë nuk kam ardhur që të takohem me shërbëtorët e tyre të dikurshëm, por kam ardhur që të çmallem me të zotët e barabartë të kësaj shtëpie”, tha Rama.

Ai vuri theksin se imazhi i shqiptarëve në shtetin helen kanë ndryshuar shumë, e për këtë shtoi se është shumë krenar.

“Shqiptarët nuk janë më të ardhurit e leckosur nga malet, por përfaqësues krenarë të një vendi që është Shqipëria jonë. Shqipëria e ka ngritur më në fund kokën e ulur nga dhuna dhe i sheh të gjithë sot drejt e në sy me respekt të gjithë. Ju jeni një vlerë e shtuar e punës, e ekonomisë, dijes, kulturës së këtij vendi. Përgjatë kësaj historie, fatet tona, shtigjet e jetës, luftërat, këngët, përrallat, kanë qenë shumë më të lidhura sesa janë dukur”, tha Rama.

Me këtë takim nis turi i kryeministri Edi Rama me diasporën shqiptare. Ky takim nga Greqia është konsideruar si provokim, për shkak se mbahet në 12 maj, në 1-vjetorin e arrestimit të Fredi Belerit. Pas Athinës, Rama do të jetë në Milano, Londër dhe Duseldorf për t’u takuar me shqiptarët atje.

Ligji i luftës, Rama nga Athina: Absurde! Nëse do kishte vullnet të mirë, do ishte zgjidhur

Kryeministri Edi Rama, gjatë takimit me emigrantët në shqiptarë në Greqi, ka përmendur ligjin e luftës që është ende në fuqi, duke e konsideruar si absurde. Ai tha se nëse do ishte vullneti i mirë mes 2 palëve, atëherë kjo çështje do duhet të ishte zgjidhur pa kaluar dhe shumë vite të tjera, siç ka ndodhur deri më tani.

“Rri akoma në fuqi ligji i luftës se Greqisë me Shqipërinë, ai ligj i 10 nëntor 1940, përcakton c’bëhet me pronat dhe me shtetasit e vendeve në gjendje lufte, në 1947 Greqia ratifikon traktatin e paqes me Italinë ndërsa me Shqipërinë dekreti i ligjit të luftës dhe pasojat e ligjit të luftës mbeten në fuqi, sot e gjithë ditën, edhe pse në 1998 kanë miratuar traktatin e miqësisë, po si ka mundësi mes 2 shteteve që kanë nënshkruan një traktat miqësie, që janë bashkë në ANTO të mos jetë shfuqizuar gjendja e luftës bashkë me pasojat e një ligji lufte të shfuqizuar 84 vite më parë. Në këto vite unë dhe qeveria jonë jemi përpjekur që ky absurditet të largohet nga tryeza e marrëdhënieve tona, gjithashtu jemi përpjekur që t’i adresojmë sa më drejtë, me mirëkuptim të gjitha çështjet e mbetura mes 2 shteteve sepse unë jam i bindur se nëse kanë vullnet të mirë të gjitha çështjet mund të zgjidhen pa kaluar 84 vite të tjera”, tha Rama. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos