Sondazh: Cilat janë faktorët më të rëndësishëm për zhvillimin e një fëmije?
  • Edukimi shkollor 11%
  • Kujdesi familjar 84%
  • Ndikimi i shoqërisë 5%

Sesioni i ri parlamentar, opozita e nis me bojkot, plani i “integrimit” miratohet pa konsensus

Nga Ervin Koçi
11 Janar 2024, 14:14 | Politikë


Bashkëjetesa politike në Kuvendin e Shqipërisë do të vijojë të jetë një mision i vështirë. Të paktën këtë dëshmoi mbledhja e Konferencës së Kryetarëve, këtë të enjte, ku opozita në shenjë demonstrative zgjodhi të bojkotonte mbledhjen, përveç një çështje të rendit të ditës.

“Shkova në pikën ku flitej për integrimin europian, opozita nuk bëhet pengesë”, tha Tabaku.  

Mirëpo pavarësisht pranisë së opozitës, as çështja e integrimit nuk gjeti dakordësi. Plani i veprimit kishte vendosur disa afate dhe ajo për miratimin e reformës zgjedhore duket se ishte pika që përplasi qëndrimet.

“Nuk votova, kishin vënë afat për reformën zgjedhore 2024, ndërkohë që KQZ-ja thotë përpara pranverës së 2024 për të mundësuar votën e emigrantëve”, shtoi ai.

Teksa Tabaku ishte pjesë, deputetja e PD-së, Flutura Açka, ka ngritur akuza në drejtim të Kuvendit, duke thënë se nuk ka pasur asnjë njoftim për këtë mbledhje.

“Kuvendi i Shqipërisë, kjo ngrehinë gaztore! Zonja Nikolla, unë nuk jam njoftuar në ASNJË formë e mënyrë që sot Kuvendi ka: Konferencën e Kryetarëve. Turp, zonja Nikolla! Keni një batalion me sekretarë që ju fshijnë edhe këpucët, dhe nuk kanë kohë për një telefonatë zyrtare. E keni kthyer Kuvendin në një ngrehinë gaztore, ku bëhen shakatë e klanit më korruptiv që ka parë ndonjëherë parlamentarizmi. Të paktën demokratët, por edhe shqiptarët, i kanë shumë qartë bashkëpunimin tuaj me KË opozitar dhe SI bashkëpunon Edi Rama”, shkruan Açka.

Konferenca e Kryetarëve ndërkohë miratoi edhe kalendarin e punimeve të Kuvendit të Shqipërisë ku çështje e mbartur që pritet të miratohet me shpejtësi janë lojërat e fatit që parashikohet në votohen në datën 1 shkurt.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Erion Dushi