“Shqipëria histori suksesi”, Cameron-Ramës: Keni fituar më shumë zgjedhje se unë

Nga A2 CNN
22 Maj 2024, 13:02 | Politikë

Sekretari i Jashtëm britanik David Cameron ka vlerësuar Edi Ramën për arritjet e vendit tonë dhe vizionin e kryeministrit për Shqipërinë. Në deklaratën e përbashkët për shtyp ai tha se Shqipëria është një histori suksesi.

“Kënaqësi e veçantë që jam në Shqipëri. Një nga arsyet se pse doja të vija është që të festonim suksesin tuaj. Shqipëria është histori suksesi në aspektin ekonomik, sukses në NATO. Keni bërë një punë të shkëlqyer lidershipi shumë të madh në Këshillin e Sigurimit. Keni fituar më shumë zgjedhje seç kam fituar unë dhe vijoni në këtë detyre se keni një vizion të qartë se ku do të jetë Shqipëria”.

Nga këndvështrimi britanik, Cameron vlerësoi frytshëm partneritetin me vendin tonë dhe renditi disa nga projektet nga infrastruktura te mbrojtja dhe siguria.

“Ka qenë një nga partneritet më të frytshme për ne eksportet janë rritur 20%. kemi projekte si hekurudha nga Prishtina në Durrës që do të jetë shumë e rëndësishme për Shqipërinë, Kosovën dhe për të gjithë rajonin. Në fushën e mbrojtjes jo vetëm në NATO dhe puna për anëtarësimin e Ukrainës në NATO, por dhe për mbështetjen e drejtpërdrejt që i japim njëri-tjetrit. Partneritet edhe sa i përket luftës ndaj krimit të organizuar. Me kënaqësi po ndihmojnë modernizimin e gjyqësorit tuaj, ndërkohë që ju vazhdoni reformat”.

Një tjetër çështje që sekretari britanik vlerësoi në marrëdhëniet dypalëshe është ajo e migracionit, që sipas tij është shumë i arrirë.

“Për migracionin ka qenë partneritet i mrekullueshëm, shumë pozitiv dhe i arrirë. Në të gjithë Europën problemi i migracionit të parregullt është një problem që hasin të gjithë. Është një problem që duhet ta përballoni ju. Keni treguar që jeni novatorë e krijues dhe punoni për partneritet të fortë dhe arrini rezultate të shkëlqyera. Ekonomia do të rritet dhe do të ketë shumë mundësi që njerëzit të qëndrojnë në Shqipëri”.

Ai shprehu kënaqësinë që në 18 Korrik Shqipëria do të marrë pjesë në samitin e komunitetit Europian në Mbretërinë e Bashkuar.

“Jam i kënaqur që do vini në 18 korrik. Do jetë një takim i rëndësishëm ky takim, jo vetëm për vendet e BE-së, por për vende si Shqipëria e Mbretëria e Bashkuar që duan një marrëdhënie pozitive dhe të fortë në të gjithë kontinentin tonë”.

Do të informohesh i pari?
Shkarko aplikacionin tonë:
Android ~ iOS

A2 CNN Livestream

Ditari nga Bruna Çifligu