Sytë nga Gjiri i Lalzit, Rama mbledh sot Asamblenë e PS

Nga A2 CNN
17 Mars 2024, 09:09 | Politikë

Rienergjizimi i partisë, anëtarësimet e reja dhe korrigjimi i mangësive të evidentuara gjatë takimeve në bazë në javët e fundit do të jenë në fokus të mbledhjes së Asamblesë së Partisë Socialiste, që do të zhvillohet sot në zonën e Gjirit të Lalzit.

Në agjendën e siguruar nga A2 CNN, mësohet se në këtë Asamble do të miratohet udhëzimi për zgjedhjet e përgjithshme në parti, si edhe udhëzimi mbi kriteret përzgjedhëse të kandidatëve për delegatë të Kongresit të Partisë dhe të gjitha strukturave të tjera partiake.

Mbledhja e Asamblesë parashikohet të nisë në orën 11:00, ku kryeministri Edi Rama pritet të mbajë një fjalë hyrëse, e më pas do të vijohet me diskutime të tjera organizative.

Gjithashtu, dot ë ketë raportime dhe diskutime nga anëtarët e Asamblesë për zbatimin e detyrave të ngarkuara.

Agjenda:

1.Fjala e Kryeministrit Rama

2.Blendi Klosi për zbatimin e detyrave të Asamblesë kombëtare të PS për rienerrgjizimin e partisë, korrigjimin e mangësive të evidentuara në organizatat socialiste dhe anëtarësimet e reja

3.Raportime, diskutime nga anëtarët e AK për zbatimin e detyrave të ngarkuara

4.Miratimi i projekt udhëzimit “Mbi zgjedhjet e përgjithshme në parti”

5.Miratimi i projekt-udhëzimit “Kriteret përzgjedhëse të kandidatëve për delegatë të kongresit të partisë, bashkëkryetarët e OS dhe KS të NJA”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos