Sondazh: Çfarë ju pengon për t'u ushqyer shëndetshëm?
  • Çmimet e larta 67%
  • Mungesa e kohës 22%
  • Mungesë motivimi 0%
  • Lodhja fizike 11%

Takimi në Kavajë, demokratët me sytë nga zgjedhjet e vitit 2025

Nga A2 CNN
26 Mars 2024, 19:08 | Politikë

Një ndalesë simbolike në Kavajë për demokratët e bashkuar në kuadër të Rithemelimit. Takimit të zakonshëm në një prej sallave të qyteteve të vizituara këto ditë, në këtë bashki i paraprinë me një përkujtim të protestës së parë antikomuniste, 34 vite më parë.

Pas homazheve tek busti i dëshmorit të parë të demokracisë, Josif Budës, drejtuesit demokratë dhanë mesazhe për zgjedhjet e ardhshme parlamentare nga qyteti ku prej afro një viti drejton njëri prej tyre, Fisnik Qosja.

“Kam bindjen se po të bëjmë atë që bëtë ju në Kavajë, që nuk u nënshtruat, reaguat, u përballët, kishit alternativën dhe ekipin e duhur, duke treguar vlera, ne do të mund të realizojmë atë që s’e realizuam dot në vitin 2021. Të garantojmë fundin e keqqeverisjes së Edi Ramës dhe garantimin e rotacionit që ka nevojë Shqipëria”, tha Gazment Bardhi.

“Ky takim sot me ju, është tregues shprese se Edi Rama do largohet”, tha Flamur Noka.

Demokratët e Rithemelimit prej disa ditësh po vijojnë takimet në bazë, ku po informojnë degët për bashkimin e kupolës drejtuese dhe për strategjinë që do të ndjekin në kuvend dhe strukturat e partisë për garën elektorale 2025.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Denisa Pasholli