“Xibraka”, Meta dhe Berisha, kryetarët e grupeve dhe qeveria përfshihen në debat parlamentar

Nga Anesti Barjamemaj
18 Prill 2024, 17:00 | Politikë

Mos zhvillimi i interpleancës me Kryeministrin Edi Rama dhe rrëzimi i kërkesës për mocion me debat, ishin shqetësimet e ngritura nga opozita këtë të enjte në Kuvend. Siç edhe kishte informuar deputetët e grupit parlamentar, Gazment Bardhi që në nisje të seancës kërkoi llogari pse kërkesat e tyre po mohohen nga maxhoranca.

Sipas Bardhit, Shqipëria është një vend prodhues dhe tranzit për trafikimin e narkotikëve ndaj dhe duhet që në Kuvend të debatohet për të gjetur zgjidhje për këtë situatë.

“Lufta e qeverisë me këtë fenomen duke favorizuar grupet kriminale. Për këtë kemi sjell si shembull atë lëshim me dashje që policia dhe segmente brenda prokurorisë që dyshohet se i kanë bërë vëllait të Kryeministrit, Olsi Ramës”.

Arsyet se përse nuk janë pranuar kërkesat e opozitës, Gazment Bardhi i mori nga homologu i tij socialist Bledi Çuçi, si dhe ministrja Elisa Spiropali.

“Përgjigja u është çuar në SPAK, o duhet të shkojë në burg trafikanti që është përgojuarnga ju, ose do duhet të përgjigjeni ju si kallëzues i rremë”.

“Kjo është një çështje e ezaururar gjerësisht nga organet e drejtësisë e deri këtu në Parlament”. Pavarësisht argumenteve të maxhorancës, Bardhi nuk u bind.

“Zonja ministre e kuptoni që nuk keni guxim që t’i përmendi as emrin Olsi Ramës, ju foli ndërgjegjja juaj dhe e quajtët trafikant”. 

Spiropali si kundërpërgjigje i kërkoi llogari për deklaratat e Sali Berishës dhe Ilir Metës kundër kreut të SPAK, Altin Dumanit.

“A keni ju një opinion për dy baballarët që jeni ngjitur të tërë. Njëri në majë të pallatit që bërtet nga mëngjesi deri në dark dhe tjetri në majën e delirit që kafshon SPAK-un”, tha Spiropali.

“Padyshim që babai yt i të gjitha drejtimeve Edi Rama ka të njëjtin mendim si ju”, iu pwrgjigj Bardhi.

Replikave i dha fund nënkryetarja e Kuvendit, Felaj, që drejtonte seancën, duke insistuar te kthimi në rendin e ditës. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos