Sondazh: Çfarë ju pengon për t'u ushqyer shëndetshëm?
  • Çmimet e larta 89%
  • Mungesa e kohës 0%
  • Mungesë motivimi 11%
  • Lodhja fizike 0%

Zelensky: Falënderoj Edi Ramën dhe Shqipërinë për mbështetjen që na kanë dhënë!

Nga A2 CNN
28 Shkurt 2024, 14:02 | Politikë

Presidenti i Ukrainës, Volodymir Zelensky, në një deklaratë të përbashkët me kryeministrin Edi Rama, ka falënderuar për bashkëpunimin dhe ndihmën ndaj vendit të tij.

Ai theksoi se duhet të bëhet gjithçka për vijimin e furnizimit me armatime në Ukrainë, ndërsa shtoi se Kievi mbështet integrimin e vendeve të rajonit në Bashkimin Evropian.

“Falënderoj popullin tuaj dhe gjithë shqiptarët për mbështetjen e sinqertë që keni dhënë për Ukrainën. U falënderojmë për mbështetjen e të gjithë paketave të ndihmës për ne. Jemi falënderues për kolegët që punojnë bashkë për rritjen ekonomike. Duhet të bëjmë gjithçka për vijimin e furnizimit me armatime. Duhet të keni besim tek ne dhe stabilitet që do t’i sjellim BE. Mbështesim integrimin ne vendeve të BE. Faleminderit për bashkëpunimin dhe vullnetin e qartë. Ukraina dhe gjithë rajoni i Evropës juglindore duhet të vijojë bashkëpunimin. Lufta është filluar nga një person i vetëm, por përfundimi i saj duhet të jetë një punë e të gjithëve ne”, u shpreh ndër të tjera Zelensky.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Denisa Pasholli