Me përfundimin e festave të fundvitit nisin dhe radhët e gjata në pikat kufitare me Greqinë.
Fundjava e parë e 2024 ka shënuar fluks të lartë lëvizje në doganën e Kakavijës, por edhe pritje të gjata për emigrantët që kthehen në vendin ku jetojnë e punojnë prej vitesh.
Mësohet se pala greke ka patur probleme me funksionimin e sistemit të verifikimit të dokumentacionit, gjë që ka shkaktuar radhë të konsiderueshme në Kakavijë.
24 orët e fundit kanë dalë nga Shqipëria mbi 6500 qytetarë, një pjesë e konsiderueshme emigrantë shqiptarë të cilët kishin ardhur në atdhe për të festuar festat e fundvitit. (A2 Televizion)