Në inventarin e territorit të njësisë administrative të Cakranit, kjo quhet rruga kryesore që lidh fshatin Gorishovë me mbi 500 familje.
Është e kotë të pyesësh banorët e zonës mbi gjendjen e rrugës që ka mbi 3 dekada që është e tillë. Por, ajo që banorët nuk arrijnë të kuptojnë është indiferenca e institucioneve.
“Po lekët ku shkojnë?”, thotë një nga banorët e zonës.
Akoma më e rëndë është situata në brendësi të fshatit apo në parcelat e fshatarëve, të cilët nuk kanë mundësi të zbresin prodhimet bujqësore me mjete, duke përdour ende kafshët e punës. (A2 Televizion)